fbpx

Berisha publikon fotot e 16-vjeçarit të dhunuar nga Policia, shpërthen keq

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook lidhur me dhunën e ushtruar nga Policia ndaj 16-vjeçarit në Tiranë, sepse shkeli masat e vendosura nga qeveria lidhur me pandeminë nga COVID-19.

Ish kryeministri në reagimin e tij thekson se policia ka dhunuar barbarisht të riun dhe i bën thirrje Avokatit të Popullit dhe organizatave ndërkombëtare që të marrin masa për këtë ngjarje të rëndë.

Në postimin e tij ai ka publikuar dhe mesazhin e nënës së adoleshentit të dhunuar e cila kërkon ndihmë për të gjetur një avokat dhe apo shoqatë për të mbrojtur të drejtat e djalit të saj të dhunuar.