Berisha: Rama, në agoninë e tij të fundit

berisha1-1-780x439.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me takimet e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, në kuadër të turit “Bashkia që duam’.

‘Antimitingu me kakistokratë që po organizon ikanaku në Vlorë, të rikujton skemën e Ramiz Alisë të 22 shkurit 1991 me vullnetarë të Enverit për të shpallur Republikën e Jugut dhe Vlorën kryeqytet të saj!”-shkruan Berisha

Postimi i plotë: Miq, antimitingu me kakistokrate që po organizon ikanaku në Vlorë, të rikujton skemën e Ramiz Alisë të 22 shkurit 1991 me vullnetarë të Enverit për të shpallur Republikën e Jugut dhe Vlorën kryeqytet të saj!

Demokratët e Vlorës njëlloj si atëherë do dinë t’i tregojnë vendin që meriton mbatharakut që kërkon të shndërrojë qytetin e tyre në bunker të kalbësirave të Kakistokracisë. Nderim demokratëve të Vlorës dhe popullit të saj!/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303