Berisha-Ramës: Edhe në Hënë të shkosh, nuk merr dot mandat të tretë!

I ftuar në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço, në Ora News, ish-kryeministri teksa komentonte zhvillimet e fundit në vend, u shpreh i bindur se, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk mund dhe nuk do të marrin një mandat të tretë qeverisës nga qytetarët.

“Rama edhe në Hënë të shkojë, mandat tjetër nuk merr më”, u shpreh i prerë ish-kryeministri Sali Berisha.

Deklarata e ish+-kryeministrit vjen teksa mediat pranë qeverisë po propogandojnë me forcë se fondet e ardhura për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit i jep Ramës mandatin e tretë.