fbpx

Berisha shpërthen ndaj Bashës: Ka kryer krime, meriton të paktën 20 vite burg

4110001E-3732-4FB6-A38D-1D08B0C764DE.png

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, ish-kryeministri Sali Berisha  fajëson kryedemokratin Lulzim Basha se ka kryer një seri veprash penale.

Sipas tij, Basha meriton të dënohet të paktën me 20 vite burg.

“Iu them shqiptarëve se një amerikan që lan para të pista, se një amerikan që dëshmohet anëtar i një organizate kriminale të quajtur Toyota Yarais, që shet selinë e partisë së tij për kulla, që konsideron 1958 vota-5004 vota, ai jo burgoset, por dërgohet në një ishull në New York dhe atje dergjet për të gjitha këto vepra penale, të paktën për 20 vite burg. Edhe nëse e shpall veten amerikan, e ndjen veten amerikan, po kryeve një zinxhir veprash penale që ka kryer Lulzim Basha, ai dergjet në një nga burgjet më të famshme të SHBA, që ndodhet diku në një ishull.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303