fbpx

Berisha sulmon ashpër Ramën: “U drejtohet gazetarëve si kazanë dhe hale”

berisha-vs-Rama.jpg

Teksa fliste në aktivitetin e Akademisë Politike të organizuar nga FRPD, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Ligjit të ri për mediat. Sipas Berishës, Rama po dhunon fjalën e lirë dhe po var në litar portalet dhe mediat e tjera.

“U drejtohet programeve televizive si qenefë. U drejtohet gazetarëve si kazanë dhe hale. Ai që dhunon fjalën e lirë është i aftë të kryejë çdo krim. E fillon me fjalën e vazhdon me çdo krim, ky në Shqipëri është Edi Rama. I ati i tij firmosi varjen në litar të poetit, varte në litar fjalën e lirë. I biri i tij në 2019 do të varë në litar portalet, mediat”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, Rama ka sjellë në parlament ligjin me të cilin sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Berisha shprehet se kjo është emergjencë kombëtare aq sa është edhe tërmeti i 26 nëntorit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303