fbpx

Berisha thirrje gazetarëve: Balla është i lidhur me bandat e Elbasanit, publikoni telefontatat

BERISHA.jpg

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka lënë seancën plenare në Kuvendin e sotëm pas replikave me kryetaren e Lindita Nikollën.Në oborrin e parlamentit Berisha ka akuzuar Ballën se është i lidhur me bandat e Elbasanit. Ndërsa u ka bërë thirrje gazetarëve që të publikojnë telefonatat që deputeti socialist ka me personat e krimit.“Ka të paktën mbi 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata nga këto biseda. Taulant Bego është anëtar i inkriminuar kokë e këmbë nga banda e famshme të Elbasanit. Ai ka kryer detyra të paligjshme në interes të Gentian Sharrës, ky ka blerë vota për Taulant Begon, partinë socialiste. Ju bëj thirrje të publikoni çdo dokument që njëson Ramën me bandën e Elbasanit. Ka biseda për ngjarje të shumta. Po fole me bandat flet vetëm për krime, jo për dashuri”, tha Berisha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303