Berisha tregon se kur dëgjoi për herë të parë ‘ndarja e Kosovës’

auto_sali_berisha_31544041704.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë sonte një për televizionin T7 në Kosovë. Duke folur për çështjen më të ndjeshme të kohëve të fundit, për dialogun me Serbinë për kufijtë, Berisha ka treguar kur ka dëgjuar për herë të parë për ndarjen e Kosovës.

‘Për herë të parë për ndarjen e Kosovës kam dëgjuar në vitin 1992. Në vitin 1992 dhe më tej.

Duhet të dini një gjë, politika evropiane nuk kishte informacion për Ballkanin, atë që ka tani.

Më ka thirrur një nga drejtuesit e Evropës, në kohën që unë po kthehesha nga Parisi.

Më tha: Ti e ke mik Ibrahim Rugovën, pyete çfarë mendimi ka sepse ne të Martën vendosim në Luksemburg.

Europa dëgjonte Greqinë në atë kohë, sepse Italia e kishte vëmendjen drejt Lindjes së Mesme’, u shpreh Berisha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303