Berisha tregon se sa fitojnë Rama dhe Veliaj nga landfilli i Sharrës

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi në emisionin ‘Tempora’ se si kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama fitojnë nga 1.5 milionë euro në ditë nga landfilli i Sharrës.

Ai theksoi se kjo dyshe ka detyruar ndërtuesit që inertet që nxjerrin nga gropat e pallatit t’i çojnë tek miku i tyre në landfill dhe t’i paguajnë atij 25 përqind për çdo metër kub të inerteve.

‘Në landfillin e Sharrës lal Plehu dhe Edi Rama fitojnë 1.5 milionë euro në ditë. Si i fitojnë? Sot kompanitë që ndërtojnë pallate mbetjet dhe inertet që nxjerrin nga gropat e tyre duhet t’i çojnë në këtë landfill ku u duhet të paguajnë edhe 25 për qind për çdo metër kub’, tha Berisha.