Berlusconi heq dorë nga gara për President

3172049.jpg

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian ka vendosur të mos kandidojë për President.

Ai ka hequr dorë nga kandidatura e tij në emër të kërkimit të unitetit të vendit.

“Kam vendosur të hedh një hap tjetër në rrugën e përgjegjësisë kombëtare, të tërhiqem nga kandidatura.

Unë do të vazhdoj t’i shërbej vendit tim në një mënyrë tjetër, siç kam bërë në vitet e fundit duke shmangur që mbi emrin tim të konsumohen polemika apo çarje që nuk gjejnë asnjë justifikim që kombi nuk mund t’i përballojë sot” deklaroi ai.

“Një zgjedhje vendimtare, Berlusconi i bëri një shërbim të madh Italisë dhe qendrës së djathtë, e cila tani do të ketë nderin dhe përgjegjësinë të avancojë propozimet pa asnjë veto nga e majta” tha lideri i Legas, Matteo Salvini pas vendimit të Berlusconit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303