Bërnabiç: Mini-Shengeni, mundësi e mirë për Ballkanin

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ka komentuar iniciativën e Mini-Shengenit, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm për një Ballkan më të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm.

Sipas saj, Mini-Shengeni do të sigurojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Bërnabiç e sheh atë si  të vetmen mundësi për t’u bërë shumë më konkurrues dhe për t`u rritur sa më parë.

Sipas shefes së ekzekutivit serb, kjo është arsyeja pse nevojitet mbështetje absolute për iniciativën “Mini-Shengeni”.

“Për mua ishte e rëndësishme të përmendja që bashkëpunimi i Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se nisma më e rëndësishme në dekadat e fundit është pikërisht kjo iniciativë për Mini -Shengenin”