Bes Kallaku sjell versionin më qesharak të këngës së Xhensilës

Bes Kallaku është një ndër personazhet më të pëlqyera nga publiku ku në rrjetet e tij sociale është gjithmonë aktiv duke publikuar video me batuta nga më të ndryshmet për t’i bërë ndjekësit të qeshin.

Së fundmi, aktori ka shkaktuar mjaft të qeshura për fansat e tij pasi ka publikuar një video të këngës “Sekreti Im”, së bashkëshortes së tij Xhensila Myrtezaj.

Në këtë video ai shihet i veshur si një grua e moshuar duke ngarë makinën teksa këndon bashkëpunimin mes Xhensilës dhe Pirro Çakos. Kjo video është pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat e tij të cilët nuk kanë mbajtur dot të qeshurat nga imitimi i aktorit.