Besa Kokëdhima solidarizohet me shqiptarët, heq dorë nga “Kënga Magjike”

26 nëntori do mbahet mend për shumë gjatë nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Tragjedia natyrore që goditi Shqipërinë, ku tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter mori 49 jetë njerëzish dhe la mbi 700 të plagosur, ka prekur miliona njerëz dhe solidarizuar qindra të tillë.

Në shenjë respekti për viktimat e këtij tërmeti, këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima ka vendosur të tërhiqet nga gara e kompeticionit “Kënga Magjike”.

Besa shprehet se nuk mundet të këndojë në këtë periudhë tragjedie që po kalojnë shqiptarët. Duke i kërkuar falje fansave këngëtarja falenderon organizatorët e “Këngës Magjike” për gjithçka kanë bërë për të.