Besa njoftoi largimin nga ‘Kënga Magjike’,reagon Ardit Gjebrea: Të lutem mos mungo!

Pak më parë Besa deklaroi largimin nga festivali “Kënga Magjike”, duke u shprehur se nuk është në gjendje të këndojë pas tragjedisë së 26 nëntorit. Besa u shpreh se do kontribuojë në heshtje për të prekurit nga tërmeti duke e lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre. Pas këtij postimi të Besës, Ardit Gjebrea ka reaguar duke i kërkuar këngëtares të mos mungojë. Gjebrea shkruan se këtë vit “Kënga Magjike” është me një mision dhe artistët do bëhen bashkë për të kontribuar. Në një postim në Instagram, moderatori njoftoi se me të ardhurat e biletave të Festivalit “Kënga Magjike”, do ndërtohet shtëpia e familjes Caci.

“Besa e dashur, të thashë që Kënga Magjike këtë vit do të ketë misionin ‘kendoj per te ndertuar’ dhe të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë. Kam qënë këto ditë në Thumanë dhe vendosëm që me të ardhurat nga biletat të ndërtojmë një shtëpi nga e para dhe kjo gjë do të transmetohet të dielën në E diela shqiptare. Secili bën atë që ndjen, të gjithë artistët janë bashkë këtë herë për të ndërtuar. Të lutem mos mungo! Të gjithë ndiejmë dhimbje, por te gjithe bashke mundemi. Edhe artistët e huaj kanë ardhur për këtë kauzë! Të presim!”, komenton Gjebrea në postimin e këngëtares.