Besa Shahini tashmë e ka lëshuar postim e saj si ministre e Arsimit, duke paraqitur dorëheqjen.
Ajo ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama sot, ku është prezantuar edhe ministrja e re.
Kush do të marrë “timonin” e MAS?
Ish deputetja e PS-së, Evis Kushi do të jetë ministrja e re e Arsimit.
Gjatë takimit, Shahini tha se ndihet krenare për punën që ka bërë, ndërsa Kushi deklaroi se është nder e përgjegjësi posti që ka marrë.


