Besimtarët myslimanë të Kosovës mbledhin mijëra euro për të prekurit nga tërmeti

Solidariteti i qytetarëve të Kosovës ndaj Shqipërisë, dita-ditës veç se shtohet.

Kryesia e Bashkësisë Islame, bëri të ditur lajmin se pas lutjeve të së premtes së kaluar, besimtarët i janë përgjigjur masivisht thirrjes për të kontribuar për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Myslimanët e Kosovës kanë dhuruar gjithsej 304 mijë euro, që do t’i dhurohen Shqipërisë dhe do të bëhen pjesë e fondit për rindërtimin e zonave të shkatërruara. Imamët e të gjitha xhamive të Kosovës folën në ligjëratat e tyre për vlerat e dhurimit dhe kërkuan ndihmë për motrat dhe vëllezërit nga Shqipëria.