fbpx

“Besoj që…”. Rama komunikim me komitetin e ekspertëve të Shqipërisë e Turqisë, ç’pritet të ndodhë?

rama-me-komiteti-e-eksperteve-ne-turqi-770x388.png

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po zhvillojnë një takim online me komitetin e ekspertëve të Shqipërisë e Turqisë.

Rama foli për situatën në vend nga pandemia, duke thënë se shëndeti dhe fatet tona janë të ndërlidhura pashmangërisht të gjitha bashkë

Besoj shkon më së miri fjala e Kemal Ataturkut i cili thoshte se ‘njerëzimi është një trup i vetëm dhe çdo komb është pjesë e këtij organizmi’. Mbase asnjëherë më parë në jetën tonë kjo shprehje e famshme e Ataturkut nuk ka gjetur një përputhshmëri kaq të plotë me kohën e pandemisë, një agresion mbi të gjithë njerëzimin që ka treguar se kufijtë dhe të gjitha dallimet e jetës sonë të përditshme nuk kanë asnjë vlerë. Faktikisht fjala ka ardhur tek shëndeti dhe fatet tona janë të ndërlidhura pashmangërisht të gjitha bashkë.

Më tej, kryeministri tha se sa më shumë strategjia të diktohet nga ekspertët aq më shumë funksionon përpjekja e qeverisë.

Ne jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj periudhe të mësojmë sa më shumë nga të tjerat dhe një nga vendet ku kemi ndjekur me vëmendje dhe kemi pasur mundësinë që të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të vazhdueshëm eksperiencash është dhe Turqia dhe besoj që garancia e kësaj lufte të përbashkët nuk janë politikanët, janë ekspertët dhe sa më shumë strategjia të diktohet nga opinioni i tyre aq më shumë dhe përpjekja e qeverive, shteteve funksionon.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303