fbpx

Besojeni ose jo! Loredana bën paqe me zonjën zvicerane që e akuzoi për vjedhje një vit më parë

Besojeni ose jo, Loredana ka bërë paqe me zonjën zvicerane që e akuzoi për vjedhje një vit më parë!

Petra Z dhe bashkëshorti i saj e akuzuan këngëtaren se i kishte zhvatur rreth 1 milion franga.

Duket se gjerat kanë ndryshuar dhe ashtu si papritur reperja postoi foton që njerëzit u habitën.

Ajo dhe Petra Z duke u përshëndetur gjithë përzemërsi gjatë një video call-i. Në përshkrimin e fotos, Loredana shkruan vetë një datë: “01.09.2020 ” dhe gjëja e parë që të shkon në mendje është nisja e një kapitulli të ri mes tyre.

Madje, sipas Bild, Petra Z dhe Loredana janë parë bashkë në një hotel në Luzern të Zvicrës.

Nisur nga çfarë thonë dëshmitarët, ish-armiket qeshën dhe folën gjatë me njëra tjetrën.

Fundi i takimit, u mbyll me një përqafim të ngrohtë, që shpjegon se ka pasur një paqe mes tyre.