Besoni në dashuri me shikim të parë? Ky studim tregon krejt të kundërtën

Romeo dhe Zhulieta u dashuruan me shikim të parë. Edhe filmi romantik “Titanic” tregoi magjinë e dashurisë me shikim të parë, kur Jack pa për herë të parë Rose. Mirëpo, e vërteta e dashurisë me shikim të parë nuk është diçka e jashtëzakonshme. Mund të shpjegohet me shkencë dhe të besosh në dashuri me shikim të parë, mund të ketë një ndikim negativ social.

Arsyet se pse i zbuloni më poshtë:

Truri ynë lëshon një kimikat që na bën të duam më shumë

Pasi kemi kaluar kohë intime me partnerin, truri ynë lëshon një kimikat të quajtur dopamine. Është një kimikat i fortë që na bën të mendojmë se eksperienca ishte e mrekullueshme dhe duam ta përsërisim. Natyrisht, ne mund të mendojmë se kjo po ndodhm, sepse kemi rënë në dashuri, por për momentin ju nuk mendoni qartësisht, thjesht dëshironi të përjetoni sërish ato emocione.

Ekziston një tjetër hormon që na bën të fiksohemi me një person special

Kur marrim dashuri nga dikush që dëshirojmë, nxitet serotonina. Ky kimikat na bën të ndihemi aq mirë dhe të lumtur dhe nuk mund ta “ndihmojmë” veten. Pra, ne jemi fiksuar pas këtij personi. Meqenëse e kemi të vështirë të mendojmë për ndonjë gjë tjetër, ne priremi të mendojmë se jemi të dashuruar.

Dashuria shkon përtej pamjes fizike

“Dashuri me shikim të parë” do të thotë 100% bazuar në atë që shohin sytë. Por e vërteta është se njerëzit pasi e njohin dikë tërhiqen më shumë nga gjuha e trupit, aroma dhe zëri. Pra, nuk mjafton vetëm pamja e jashtme.

Dashuria me shikim të parë është thjesht epsh

Nëse duam të jemi me dikë thjesht, sepse na pëlqen ajo që shohim, ky ndoshta është epsh. Mbi të gjitha, epshi përcaktohet si një dëshirë e fortë për dikë fizikisht, shkruan class.al. Nuk ka rëndësi nëse ndihemi thellësisht të lidhur me ta.

Dashuria me shikim të parë ndodh me njerëz të bukur

Një studim mbi dashurinë me shikim të parë ka treguar se njerëzit që vlerësohen më lart në shkallën e tërheqjes kanë 9 herë më shumë të ngjarë të bëjnë të tjerët të ndjehen sikur janë të dashuruar bazuar në atë që shohin.