fbpx

“Beteja ime që Ti dhe emri yt të gdhenden në memorien e kombit”. Agron Llakaj kujton Koço Devolen: 1 vit nga dita kur u largove përfundimisht

llakal.png

Aktori i njohur Agron Llakaj ka dalë me një postim në Facebook ku shkruan se si sot një vit më parë u nda nga heta aktori i madh i humorit, Koço Devole.

Llakaj ka ndarë disa rreshta me ndjekësit ku shkruan se Devole ishte si një shkollë e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite që të vijë sërish në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Ehhh mor Koço Devole…!

Sot 1 vit nga dita kur u largove përgjithmonë…, çdo ikje është e rëndë, e hidhur dhe plot dhimbje, ashtu sic ishte dhe largimi yt.

Koço i dashur, jeta dhe puna na rrëmben, rutina na bën që të të mos mendojmë çdo ditë, por sa herë gjatë punës e procesit krijues, përmendim emrin tënd si referim , sepse ti je “Mali i rëndë” me të cilin matemi për t’u ngjitur të gjithë…

Ti duhet të jesh libër ne shkollen e artit të komedisë.

Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, duke u mbledhur dhe folur për Ty…,se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! “,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit…

Nejse, që të mos e zgjas sepse ti nuk i kishe shumë qejf llafet e shumta…,po meqë jemi tek shteti , kam shumë dëshirë që një sallë e Teatrit të humorit apo Estradës në Tiranë ,të marrë emrin tënd, Teatri “Koço Devole”… edhe në mos paçin talentin sa Ty..,emri që do mbajë teatri , do ketë peshën e emrit ,dhe artit tënd magjik.

Koço i shtrenjtë ! Ka plot të tjerë që kanë ctë flasin e shkruajnë për Ty,edhe më shumë se mua…,por është ” beteja ” ime që Ti dhe emri yt të gdhënden jo thjesht në memorien e njerëzve ,por në memorien e kombit që quhet histori,sepse historia e humorit shqiptar ka shumë emra te nderuar dhe thellësisht të respektuar ,por kurrë një emër si Yti…,Ti ishe, je dhe do mbetesh Aristokrati i komedisë shqiptare…, ” Perandori i Humorit shqiptar ,Koço Devole ” .Mirënjohje pa fund !

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303