21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Beti Njuma e nxjerr blof Dalina Buzin: Thotë nuk më ha…

Mbrëmjen e djeshme  Beti ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku Dalina është bashkëprezantuese. Dy kunatat kanë realizuar edhe një intervistë ku u janë përgjigjur disa pyetjeve për të zbuluar më shumë mbi marrëdhënien e tyre.

Të pyetur nëse kanë përfituar ndonjëherë duke përdorur emrin e njëra-tjetrës ato e mohuan këtë gjë. Sa i përket faktit që nuk kanë ardhur me asnjë projekt të përbashkët, Dalina tha:“Diskutuam një herë për një projekt por nuk u bë. Kam qenë te pjesa e filmit dhe shoëbizit, kurse Beti te lajmet, reportazhet. Mua të tëra më janë bërë në jetë, por secila ka kohën e vetë.”

Më tej në pyetësor ato treguan se nuk i bëjnë dhurata njëra-tjetrës përveç vitit të parë që Dalina u njoh me vëllain e Betit kur i kishte blerë kësaj të fundit një orë. “Rëndësi ka që Dalina mua më respekton mamanë. I çon lule çdo 8 Mars, këtë vit edhe mua më solli lule, por unë nuk i kam çuar asnjëherë.”

Të pyetura për mendimin e parë për njëra-tjetrën, ato thanë

Beti:“Gjithmonë kam menduar se cila mund të ishte gruaja e vëllait tim, por asnjëherë s’e prisja që do ishte më e zonja se unë. Dalina është vërtetë shumë e zonja.E kam njohur para se të bëheshim kunata se punonte në Top Channel dhe e kam ndjekur para se të vija unë në Top Channel. Thosha: “ËOË sa e zonja”. E ndiqja gjithmonë dhe më pëlqente shumë.”

Dalina: “Burri im ka fizionomi të ndryshme nga Beti dhe duket sei nga ata ‘të fortët’. Dhe ti ke disa kushte në fillim, por kur e mora vesh që ishte vëllai i Betit, ajo i dha pikë atit. Sepse thashë pale çfarë familje ka, por jo. Beti ka patur gjithmonë një imazh të mirë dhe shumë korrekte. Nuk ka pretenduar kurrë të luaj me famën e saj.”

Ndërkohë, Dalina e pyeti Betin se kë ka më pikë të dobët vjehrra e saj sepse i duket se ka pikë të dobët gazetaren. “Unë mendoj se ka pikë të dobët djalin sepse thotë nuk më ha, nuk ka kush i gatuan.”- tha me humor Beti.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat