fbpx

Betimi i Arta Vorpsit, reagon Arben Ristani: A bëhet me….

rist.jpg

Betimi që bëri Arta Vorpsi, pranë një notereje, për të legjitimuar emërimin e saj në Gjykatën Kushtetuese, ka nxitur një sërë reagimesh në rrjet, dhe pikëpyetja e madhe mbetet vlefshmëria ligjore e këtij akti.

Një koment nga më interesantët për këtë akt e ka bërë Arben Ristani, i cili shpreh kuriozitetin e tij, se kush e ka kryer pagesën për noteren. “A mund të bëhet betimi me pagesë”, pyet natyrshëm Ristani.

Postimi i plotë i Ristanit:

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi betohet përpara Presidentit te Republikës, parashikon neni 129 i Kushtetutës.

Kur gjyqtari betohet përpara noterit publik, pyetja e vetme qe ka kuptim, është kush e paguan noterin ne këtë rast dhe a mund te behet betimi me pagese?

Kurioz jam për solemnitetin ne momentin e pagesës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303