Betimi i gjyqtarëve, reagon ashpër Presidenti Meta: Po finalizohet grushti i shtetit!

ilir-meta.jpg

Presidenti Ilir Meta ka postuar në facebook një status ku e quan të pabesë miratimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve një ditë para  mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias

Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen pas vizitës së delegacionit të Komisionit të Venecias në Shqipëri. Ata ishin në vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë për të mbledhur fakte mbi çështjet që kanë përplasur institucionin e Presidentit dhe mazhorancën.  Delegacioni eshte takuar dhe me opozitën, Arta Vorpsin, kreun e Kuvendit dhe përfaqësuesit e komisionit hetimor përsa i përket dekretit të Presidentit Meta për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari dhe mos thirrjes së Arta Vorpsit për t’u betuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303