Betis i jep leksione Barcelonës

lionel-messi.jpg

Betis ka fituar 3-4 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i shkaktuar humbjen e dytë në kampionat katalanasve.

Messi nuk i mjaftoi Barçës, edhe pse në rikthimin e tij shënoi dy gola, një prej të cilëve me penallti.

Junior, Joaquin, Lo Celso dhe Canales shënuan për miqtë, të cilët vinin nga 4 ndeshje radhazi pa fitore.

Ndërsa për Barcelonën shënoi edhe Arturo Vidal. Pavarësisht humbjes, Barcelona ruan kryesimin e kampionatit spanjoll me 24 pikë, një më shumë sesa Atletico Madrid e vendit të dytë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303