fbpx

“Betohem se jam i pafajshëm, më dënoni 100 vjet po e kam bërë”. ‘Flet’ Gjykata, merr vendimin për efektivin e RENEA dhe 2 të tjerët

dede.jpg

Pak më parë dolën para Gjykatës së Tiranës efektivi i RENEA, Xhuljo Lici, Dedë Nimani dhe Luan Gaci si të akuzuar për trafik droge.

Dedë Nimani pranoi tërësisht fajësinë, duke deklaruar se drogën e shiste për të siguruar jetesën dhe se Lici dhe Gaci nuk ishin në dijeni.

Gjykata vendosi arrest me burg 35 ditor për efektivin e RENEA-s, ndërsa la pas hekurave Dedë Nimani.

Luan Gaci u la në arrest shtëpie.

Efektivi i RENEA mësohet se ka deklaruar se nëse është fajtor ta dënojnë 100 vjet.

“Betohem se jam i pafajshëm. Nëse e kam bërë më dënoni 100 vjet. Pash një burrë të moshuar. Kur shoh njerëz të moshuar më vjen keq se jam rritur jetim dhe jam human “, tha Lici.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303