Betohen dy opozitarët e rinj, Parlamenti me 98 deputetë

deputetet-e-ri-676x450.jpg

Janë betuar në Kuvend dy deputetë të rinj të opozitës. Në nisje të seancës plenare, kreu i Parlamentit Gramoz Ruci lexoi rregulloren e Kuvendit ndërsa më pas u betuan deputetët Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi. Adriatik Alimadhi kreu i Ballit Kombëtar, ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare 2017. Alimadhi merr mandatin e Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit ekstrem të opozitës së bashkuar.

Ndërkohë Arben Elezi i cili ishte në listën e kandidatëve per deputetë të PD ne qarkun Elbasan, merr mandatin e djegur të Edmond Spaho. Sakaq nga radhët e LSI, Ambra Borova, nuk ishte sot prezentë në seancë plenare, dhe pritet të betohet në seancën e ardhshme.

Pas betimi deputeti më i ri i opozitës Arben Elezi saroi arsyet pse vendosi të pranojën mandatin e deputetit. “Pranimi i mandatit, vendimi më i drejtë, politik dhe moral. Mora mandat në një zonë problematike si Elbasani. Listat e mbyllura të kryetarëve nuk shprehin mendimin e qytetarëve. Do votoja për listat e hapura, apo edhe për sistemin mazhoritar” u shpreh Elezi

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e LSI:

Ylli Shehu
Enver Rroshi
Aurora Mara
Edmond Rrushi
Elda Hoti
Edlira Hyseni

Ediola Braha
Ralf Gjoni
Nimet Musaj
Enada Kapllani
Ambra Borova ( betohet seancën e ardhshme)

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e PD:

Majlinda Halilaj
Alban Zeneli
Ligoraq Karamleo
Lefter Maliqi
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303