Betohen këshilltarët e Tiranës, Toni Gogu zgjidhet kryetar

Tirana ka një Këshill Bashkiak të ri. 61 këshilltarët e zgjedhur në 30 qershor janë betuar sot duke konstituuar edhe “parlamentin” e ri të qytetit, ndërsa kryetar i tij u zgjodh zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Ai u propozuar nga kryetari i këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, i cili vlerësoi formimin e Toni Gogut si një jurist, besimtar dhe familjar shumë i mirë.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Aldrin Dalipi vlerësoi kandidaturën e Gogut për detyrën e kreut të Këshillit Bashkiak të  Tiranës dhe shprehu bindjen e plotë në përmbushjen me sukses të detyrës.