fbpx

Betohet te Meta edhe një anëtare e SPAK

f369b00ecaed00cee2b3d6c0f7a96a54_L.jpg

Një tjetër anëtare e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Manjola Kajana është betuar para presidentit Ilir Meta ditën e sotme.

Ceremonia e betimit të prokurores më të re pranë SPAK është zhvilluar në Institucionin e Presidentit të Republikës. Të pranishëm kanë qenë kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

Sakaq, presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores, duke i kërkuar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, duke iu bindur vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303