Beyonce flet për ndjesitë pas aborteve: Dhimbja dhe humbjet, janë dhuratë

Ajo është një nga divat e muzikës botërore, e cila ka fansa kudo në botë. Por në intervistën më të fundit të Beyonces për revistën “Elle”, ajo është ndalur me shumë tek jeta e saj private.

Ndër të tjera këngëtarja është shprehur për dhimbjen që i kanë shkaktuar abortet si dhe që forcën e gjeti tek fëmijët e saj.

Suksesi për mua tani ka një tjetër pamje. Mësova se dhimbja dhe humbjet janë një dhuratë. Abortet më mësuan që duhet të isha “mamaja” e vetes sime, para se të isha mamaja e dikujt tjetër. Pastaj erdhi Blue dhe qëllimi im i jetës ndryshoi. Unë vdiqa dhe rilinda përsëri në marrëdhënien time dhe kërkesat ndaj vetes time u bënë akoma edhe më të forta. Është e vështirë për mua të kthehem pas. Të jem “numri një”, nuk ishte më prioriteti im.”-ka thënë ajo.

Aktualisht Beyonce është nënë e tre fëmijëve vajzës Blue Ivy dhe binjakëve Sir dhe Rumi.