fbpx

Beyonce iu vjen në ndihmë banorëve të prekur nga stuhia e dëborës në Teksas

rs-13786-b-1800-1386939225.jpg

Së fundmi, këngëtarja amerikane, Beyonce është bashkuar me markën e njohur sportive “Adidas” dhe organizatën, “Bread of Life” për të mbledhur para për banorët e Teksas-it që po luftojnë me pasojat e stuhisë së akullit.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Beyonce u vjen në ndihmë amerikanëve përmes fondacionit. Gjatë vitit 2020, këngëtarja dhuroi vazhdimisht fonde për blerjen e ushqimeve, maska mbrojtëse, dezinfektues dhe ilaçe. Për emergjencën Covid-19.

Për më tepër, fondacioni i saj shpërndau 2.5 milionë për ndërmarrjet më të vogla të kërcënuara nga pandemia, si dhe 500 mijë dollarë për familjet në nevojë në situatën e emergjencës.

Më shumë se 40 njerëz humbën jetën pas stuhisë së akullit që goditi shtetin amerikan disa ditë më parë. Disa miliona njerëz aktualisht jetojnë pa ilaçe, ushqim, ujë, energji elektrike dhe ngrohje.

Aksione të shumta humanitare janë nisur në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe qindra mijëra dollarë janë mbledhur tashmë për t’i ndihmuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303