Beyonce publikon albumin dhe dokumentarin në një ditë

Këngëtarja e njohur Beyonce i ka suprizuar të gjithë fansat duke i njoftuar papritmas për filmin “Homecoming” që do të transmetohet në platformën Netflix.

Ky film që do të jetë një dokumentar për sukseset e Beyonces në fushën e muzikës, dhe do të publikohet sot më 17 prill.

Beyonce ka ndarë disa pjesë nga dokumentari që pritet të marrë vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja  ka publikuar në të njëjtën kohë projektin me 40 këngë në bashkëpunim me ‘Coachella 2018’

Kjo ishte vërtet një dhuratë e madhe për fansat e divës së muzikës e cila ka shitur mbi 100 milionë albume në të gjithë botën. /real-news.tv