fbpx

Biberaj nga ‘VOA’: Rama, autoritar dhe arrogant

193ddf9d512b942d867a94dfa29845cf_L.jpg

Elez Biberaj nga ‘Voice of America’ ka folur në lidhje me krizën politike në Shqipëri.

Ai është shprehur se ngërçi ka ardhur si pasojë e liderëve politike, ku Ramën e konsideron si më të korruptuar, arrogant dhe më pak transparent.

“Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqës të tjerë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë”, tha ai.

Sa i takon opozitës, Biberaj thekson Basha duhet të kishte ndjekur një politikë të dyfishtë.

“Ndoshta Basha mund të kishte ndjekur një politikë të dyfishtë: të qëndronte në parlament duke kundërshtuar qeverisjen dhe pushtetin e Ramës, ndërsa në të njëjtën kohë të mobilizonte mbështetjen për protesta mbarëkombëtare, të hartonte një platformë alternative dhe të punonte për ta pozicionuar partinë e tij sa më mirë për të fituar zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare”,theksoi Biberaj./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303