fbpx

Biden e Harris, zhvillojnë memorialin e dytë përkujtimor mbi viktimat e covid-19

Screenshot_2-16.png

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris do të mbajnë një ceremoni për të përkujtuar 500 mijë viktimat që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

”Biden, Harris dhe bashkëshortët e tyre do të mbajnë një moment heshtje dhe një ceremoni duke ndezur qirinj në perëndim të diellit”, tha në një njoftim Shtëpia e Bardhë.

Rikujtojmë se një ditë para se të merrnin detyrën, Biden, Harris dhe bashkëshortët e tyre mbajtën një ceremoni  për të përkujtuar 400,000 viktimat e Covid-19 .

Mesazhi i tyre është  në kontrast me ish-Presidentin Donald Trump, i cili shpesh mbronte përgjigjen e administratës së tij ndaj pandemisë, por rrallë shprehte hidhërimin për viktimat.

SHBA është në një luftë të ashpër me koronavirusin, sidomos pas shfaqjes së varianteve të reja.

Ekspertët -si brenda ashtu edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë mendojnë se amerikanët do të jenë të detyruar të mbajnë maskat deri në vitin 2022.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303