fbpx

Bie alarmi i bankës së nivelit të dytë, Policia rrethon urgjent godinën, ja ç’ndodhi vërtetë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lezhë duke vënë në alarm jo vetëm qytetarët, por edhe policinë.

Alarmi i një banke të nivelit të dytë është aktivizuar rastësisht.

Kjo ka vënë në lëvizje punonjësit e policisë, që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, pasi dyshohej për një grabitje, por gjithçka ka rezultuar një alarm fals.

Policia pasi konstatoi situatën u rikthyer në vendet e saj të punës, ndërkohë që e gjithë situata ka tërhequr dhe vëmendjen e qytetarëve që kanë qenë të pranishëm në zonë.