fbpx

Bie besimi i rusëve te Putin

putinn-1.jpg

Sipas një sondazhi të financuar nga shteti rus, besimi i rusëve për presidentin e tyre, Vladimir Putin, ka shënuar rënie.

Sondazhi, i realizuar nga kompania e njohur si VTsIOM, tregon se 71.7% e rusëve janë përgjigjur pozitivisht në pyetjen nëse Putin është i besueshëm ose jo.

Anketa u realizua nga data 3 deri më 9 qershor.

Një anketë e ngjashme, e kryer një javë para kësaj periudhe, tregoi se 72.4% e rusëve mendojnë se Putin është i besueshëm.

Në të dyja rastet u anketuan 1,600 rusë në 80 rajone, përmes telefonit. Rënia e popullaritetit të Putin është një trend afatgjatë, edhe pse vitin e kaluar Putin ka fituar me shumicë dërrmuese zgjedhjet për mandatin e katërt si president./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303