fbpx

Bie besimi i rusëve te Putin

putin.jpg

Një sondazh i zhvilluar nga Qendra për Hulumtimin e Opinionit në Rusi, ka bërë të ditur se besimi në presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka rënë në 32 përqind që shënon nivelin më të ulët që nga viti 2006. Anketa paraprake nga kjo organizatë, e bërë publike në janar, tregoi se besimi i rusëve ndaj presidentit Putin ishte 33.4 përqind.

Sondazhi më i ri u zhvillua ndërmjet 25 shkurtit dhe 5 marsit, pasi presidenti Putin mbajti fjalimin vjetor drejtuar kombit.

Ky fjalim u vlerësua nga kritikët si një përpjekje nga ana e Putinit për të përmirësuar imazhin e dëmtuar ndjeshëm nga një vendim i qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension.

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, më 20 shkurt, Putin ka thënë se shteti i tij tani mund të investojë në burime “kolosale” në zhvillim, duke përdorur paratë “e fituara dhe jo të huazuara”.

Putin u ka premtuar rusëve kushte më të mira për jetesë “brenda vitit”./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303