Bie dëbora e parë në Kosovë

brezovice.jpg

Mediet e rajonit raportojnë se ka rënë dëbora e parë në Brezovicë.

Edhe pse jemi në muajin nëntor, temperaturat në Kosovë kanë qenë të larta krahasuar se sa duhet të ishin në këtë periudhë.

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur së nga java e tretë e këtij muaji pritet të ketë ndryshime të motit.

“Nga data 14 dhe 19 nëntor pritet që të bie borë dhe nuk ka ndonjë rrezik. Deri më datën 13 nuk ka as reshje shiu e as bore. Pas këtyre datave, temperaturat do të bien dukshëm por bora nuk do të jetë e qëndrueshme”- përfundon Tahirsylaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303