Bie në pranga avokati i profesorit ‘zhigolo’ në Fier

agron-bego.jpg

Pasi tentoi që të ndryshonte dëshminë e një prej vajzave të ngacmuara seksualisht nga profesori Agron Bego në Fier, në prangat e policisë ka rënë avokati i këtij te fundit. Menjëherë pas videos së publikuar në emisionin “Stop” dje në mbrëmje, policia ndaloi avokatin Niko Bega, 53 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”, ndërsa 53-vjecari akuzohet se duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte thëniet e saj në ngarkim të klientit të avokatit, i cili është me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Materialet i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme. “Stop” transmetoi dje se avokati i profesorit Agron Bego, Niko Bega, është filmuar duke i kërkuar një shokut të vajzës së parë të ngacmuar seksualisht, që ajo të ndryshonte dëshminë.

Ai i thoshte se do t’i tregonte vetë se çfarë të dëshmonte dhe se duhej të shprehej se: “Agroni s’më ka kërkuar seks”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303