TË FUNDIT

Bie në prangat e policisë greke 37-vjeçari shqiptar, ç’iu gjet nga kontrolli në makinë dhe banesë

Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke. 37-vjeçari njihet si një nga tregtarët më të mëdhenj të drogës që furnizonte me kanabis dhe kokainë klientët në ishullin e famshëm Mykonos, ndërsa u u arrestua teksa po ngiste një makinë Audi.

Në cilësinë e provës materiale, shqiptarit iu sekuestruan  180,100 euro, të cilat i kishte fshehur në një çantë dhe një sasi droge.

Shqiptarit iu sekuestruan 8.5 kg kanabis e përpunuar, 2.5 kg drogë në formë çokollate, gjysmë kilogram kokainë dhe mbi një mijë doza XTC, dy makina, një pistoletë, 4 peshore, një makinë për numërimin e parave dhe një kasafortë.

Ndërsa nga kontrolli në banesë, policia i gjeti 16 shënime të shkruara me dorë dhe disa emra, të cilat tashmë janë bërë pjesë e hetimit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat