fbpx

Bie nga ballkoni i hotelit e reja në Vlorë, të dashurit të saj i gjendet drogë

hoteli.jpg

Një e re është rrëzuar nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte në qytetin e Vlorës, ndërkohë që partnerit të saj nga Kosova i është gjetur një sasi lënde narkotike.
Sipas policisë, në dhomë është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Ndaj tij policia ka nisur hetimet, ndërkohë që vajza që u rrëzua nga ballkoni raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë. Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303