Bie nga lartësia në sheshxhirim, aktori i “Fast and Furious” në koma

Nuk kanë fund problemet për kastin e aktorit filmit ‘Fast and Furious”. 6 vite pasi aktori protagonist Paul Walker ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë, një tjetër incident ka ndodhur në sheshxhirim.

Dublanti i aktorit të njohur Vin Diesel ka pësuar pasditen e djeshme një aksident të rëndë dhe momentalisht ndodhet në koma.

Joe Watts është aksidentuar teksa po xhironte një skenë të vështirë për filmin “Fast and Furious 9” në Leavesden, që lidhej me një hedhje nga 9 metra lartësi.

Mediat e huaja shkruajnë se Diesel ka shpërthyer në lot kur e ka parë dublantin të shtrirë në tokë dhe pa ndjenja. Joe Watts është emër i njohur në Hollywood, pasi rolet e tij si dublant janë të shumta.

/real-news.tv/