fbpx

Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë

auto_azil1513511525.jpg

Gjermania përmes Zyrës federale për Migracionin ka publikuar të dhënat mbi azilkërkuesit. Midis të dhënave gjendet edhe Shqipëria.

Sipas të dhënave në tetor kanë aplikuar 309 persona, në nëntor 249 dhe në dhjetor 183, duke treguar rënien e numrit të azilkërkuesve.

Referuar këtyre të dhënave, rënia vazhdon konstante në rastin e shtetasve shqiptarë. Ndërkohë në vitin 2016 nga Shqipëria kanë qenë mbi 17 mijë azilkërkues, në 2017 ishin 9 mijë dhe për vitin 2018 ishin vetëm 2900.

Vihet re një rënie e theksuar me 60%. Dhe nga 2900 të vitit 2018 vetëm 1800 ishin aplikues për herë të parë, të tjerat kanë qenë riaplikime./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303