Bie numri i shtrimeve dhe urgjencave, gazetari: Nuk ka asnjë pacient poshtë moshës…

Infektiv-QSUT-5-675x450.jpeg

Mesa duket situata në spitalet Covid është qetësuar, ku ka pasur pak shtrime dhe urgjenca.

Gazetari Erjon Skëndaj tha se edhe mosha e pacientëve është mbi 50 vjeç.

“Në të dy spitalet ka një rënie të numrit të shtrimeve dhe urgjencave. Në spitalin infektiv ka një mesatare mes 2-3 shtrimeve në ditë. Daljet nga spitali janë më të mëdha në spitalin Infektiv ku urgjencat nga Tirana janë hequr, pra nuk çohen më në Infektiv. Në spitalin e sanatoriumit ku prej 15 shtatorit listohen dhe urgjencat nga Tirana, shkon nga 6-8 numri i urgjencave në ditë. Situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ është e qetë, 90 të shtruar. Nuk ka asnjë pacient poshtë moshës 50-vjeçare dhe rreth 80% e tyre janë të moshës mbi 60 vjeç”, raportoi për “Balkanëeb” Skëndaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303