Bie pa ndjenja dhe çan kokën, aktori i njohur i serialit Çukur përfundon me 12 qepje

turk.jpg

Aktori i njohur i serialit Çukur, Kubilay Aka i ka rënë të fiktë në shtëpi dhe ka dëmtuar kokën,duke përfunduar me 12 qepje.

Ndihmën e parë sipas mediave turke ai e ka marrë nga aktori Aras Bulut Iynemli (Jamaç në serialin çukur), njëkohësisht mik i mirë dhe fqinj i tij. Kubilay Aka ka humbur ndjenjat në shtëpi dhe ka goditur kokën në dritare.

Gjakderdhja nuk ka ndaluar derisa aktori ka shkuar në spital ku i kanë bërë 12 qepje në kokë.

Skaneri i kokës nuk ka treguar asnjë anomali në trupin e aktorit.

Aktori ka lënë spitalin dhe është duke u rikuperuar në shtëpi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303