Bie popullariteti i presidentit francez, Emmanuel Macron

Sipas studimit të kryer nga instituti BVA për ”Orange”, RTL dhe ”LaTribune”, popullariteti i presidentit francez, Emmanuel Macron ka rënë ndjeshëm.

Të paktën 57% e francezëve besojnë se Macron dhe qeveria nuk do të marrin rezultate pozitive në fund të periudhës 5-vjeçare të qeverisjes, pra në vitin 2022.

Rënie e lehtë në indeksin e vlerësimit në muajin nëntor për presidentin francez, Emmanuel Macron me 36% të opinioneve në favor të tij (minus një pikë), ndërsa për kryeministrin Edouard Philippe ka një pikë shtesë duke arritur në kuotën 41%.

Pothuaj 64% (+2 pikë) e personave të intervistuar kanë një mendim negativ për kryetarin e shtetit dhe 58% për kryeministrin (-1 pikë).

61% mendojnë se Macron vepron “sipas momentit”, ndërsa 38% mendojnë se ”ai e di se ku po shkon”.