fbpx

Bien sërish shifrat në Kosovë, 8 të vdekur dhe 223 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

32b4278a-f1f1-4bb8-9209-2e829cecdf53_w1023_r1_s.jpg

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e reja dalin pas testimit të 1.001 mostrave.

Siç njofton IKSHPK-ja, gjatë 24 orëve të fundit, po ashtu janë shëruar edhe 342 pacientë.

Që prej 13 marsit, e deri më 20 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 48.905 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.256 pacientë kanë vdekur dhe 36.568 të tjerë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19.

Raste aktive, ndërkaq, vazhdojnë të jenë 11.081.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, tetë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 223 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303