Bien shifrat në Greqi, 262 raste të reja dhe 40 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

eee-770x433.jpg

Në ditën e dytë të 2021 Greqia ka parë një rënie të shifrave të COVID-19. 262 raste të reja janë regjistruar së fundmi teksa numri i viktimave mbetet ende shqetësues pasi 40 pacientë humbën jetën.

Greqia riktheu masat kufizuese deri javës tjetër, me një orë policore pas festave duke filluar nga 21:00 si dhe mbylljen e dyqaneve, parukerive, librarive, kishave deri më 11 janar.

Vendi fqinj synon të hapë shkollat më 11 janar, teksa i paraprin një rritje të rasteve pas festave.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303