Big Mama flet pas lajmit të shtatzënisë

Me siguri personazhet e njohur përballen me shumë lajme rreth jetës së tyre në portale dhe çuditen, pasi mund të mos jenë të vërteta. Në kohët që po jetojmë, mjafton një foto me barkun pak më të fryrë se zakonisht, për të shkruar se një vajzë e famshme është shtatzënë. Nuk duhet të ndodhë gjithmonë kështu.

Ka raste që dyshimet rezultojnë të vërteta, por nuk duhet shkruar e sigurt pa marrë vetë konfirmimin nga protagonistja.

Gjithsesi, Big Mama nuk e ka problem të reagojë vetë dhe të hedhë poshtë lajmet për një shtatzëni të mundshme. Një foto me barkun e fryrë u bë shkak për lindjen e dyshimeve, mirëpo këngëtarja e njohur nuk lë vend për hamendësime.

Ajo nuk është shtatzënë dhe ajo duket mjaft e revoltuar, nga reagimi që ka bërë në Instastory.