Bilanc i kuq për Milanin: 126 milionë euro humbje

milan-kinez.jpg

Bilanci i parë dhe i vetëm i Milanit të Yonghong Li, që duhet të aprovohet nga pronari i ri, fondi Elliot, gjatë Asamblesë së Ortakëve në 25 tetor, ka një bilanc negativ prej 126 milionë eurosh, në periudhën 1 korrik 2017-30 qershor 2018.

“Rezultati i konsoliduar evidenton një humbje prej 126 milionë eurosh”, lexohet në dokument.

Një bilanc tejet negativ, por tifozët e Milanit nuk duhet të shqetësohen sepse fondi Elliot ka rikthyer ekuilibrin financiar të klubit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303