fbpx

Bilanc i zi në Itali, mbi 34 mijë raste dhe qindra viktima nga COVID-19

Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi në Europë.

Autoritetet njoftuan se në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 692 persona dhe janë infektuar 34767 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 49261 ndërsa numërohen në total 1,380,531 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Deri më tani në Itali janë shëruar 539524 persona dhe numri i pacientëve që ndodhen në të intubuar arrin në 3758.