fbpx

Bilanc lufte/ SHBA drejt 100 mijë të vdekurve nga COVID-19

Bilanci i viktimave të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkon drejt shifrës së frikshme të 100 mijë.  Sipas raportimeve të fundit mësohet se deri më tani janë 99 mijë e 123 të vdekurit ne7 COVID-19 në SHBA.

Në fakt numri i tyre ditor sa vjen dhe ulet pasi së fundmi ishin 210 por duket se SHBA e cila kryeson listën e vendeve për viktima dhe infektime nga koronavirusi do të kapë 100 mijën.

Të infektuarit kanë shkuar në 1 milionë e 684 mijë e 173 teksa SHBA sa po shkon dhe po rihapet por duke respektuar masat minimale kundër përhapjes së COVID-19.

Deri tani asnjë vaksinë nuk ka për koronavirusin por SHBA premton se do të ketë një të tillë në fund të vitit.